Vazhdon seanca për fatin penal të Saimir Tahirit, ja prova e re e paraqitur nga prokurorët

Në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë vijon dhe sot mbledhja e Komisionit të Mandateve, ku po shyrtohet kërkesa e prokurorisë së Krimeve të Rënda për marrjen e ish-ministrit të Rendit dhe njëherësh deputetit Saimir Tahiri, si i pandehur me pretendimin se dyshohet si i implikuar në trafik droge me kushërinjtë Habilaj.

Lajme

21/10/2017 11:35

 

Treshja e prokurorëve tha se kishte prova të reja të ardhura nga Italia, kur ndër to mësohet se është përaqitur ajo e një dëshmie polici, të cilit Habilajt i kanë thënë se kanë mbrojtjen e ministrit Tahiri.

Megjithatë, për palën mbrojtëse as nuk nuk përbën provë por vetëm indicie hetimi.