Vazhdon seanca gjyqësore kundër Lushtakut e Gjukajt

Seanca gjyqësore kundër Sami Lushtakut, Arben Gjukajt dhe pesë të tjerëve për akuzat e Prokurorisë lidhur me tenderin milionësh të KEK-ut, po vazhdon me marrjen në pyetje të Granit Hasanit, përfaqësues i Besa Security, kompani kjo që është ankuar për tenderin.

Lajme

15/03/2016 12:13

Kjo kompani pretendon se ka plotësuar kriteret për ta fituar tenderin. Por tenderi është fituar nga një kompani tjetër.

“Kemi shkruar shkresa KEK-ut për shkeljet që janë bërë duke u mbështetur në faktet tona dhe i kemi shkruar edhe bordit të KEK-ut dhe kjo besojë ka qenë arsyeja pse për tre muaj nuk është nënshkruar kontrata nga drejtori menaxhues i KEK-ut. Kemi qenë edhe në konferencë për media dhe i kemi njoftuar organet e tjera të drejtësisë. Kemi njoftuar për shkeljet dhe kemi ftuar drejtorin e KEK për të mos nënshkruar kontratën”, ka thënë ai./k.p