Vazhdon rënia e temperaturave, ja çfarë moti do të kemi nesër

Nesër në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Lajme

15/11/2018 21:44

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius.

Në viset malore temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 5-6 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike mbetet dukshëm mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare. /Lajmi.net/