Vazhdon rënia e çmimit të naftës, sot më i ulëti në 6 vite

Çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare ka vazhduar të shënoj rënie, duke regjistruar sot uljen rekord prej 6 vitesh, me çmim nën 50 dollarë për fuçi në bursën e Nju Jorkut. 

Lajme

06/01/2015 11:11

Çmimi i fuçisë së referencës (WTI) për shpërndarje në muajin shkurt arriti në 49,95 dollarë për fuçi në orën 16:30 GMT, nivel i paparë që nga 1 maji i vitit 2009, kur çmimi arriti në 48,01 dollarë. 

Sipas gazetës Wall Street Journal, edhe në muajt në vazhdim të gjitha shenjat janë se oferta do ta tejkalojë kërkesën, duke lënë të nënkuptohet se çmimi do të vazhdojë të shënojë rënie. (lajmi.net)