Vazhdon protesta para KEDS-it, kundër shtrenjtimit të rrymës

Protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike do të vazhdojë edhe të martën (sot) para selisë kryesore të KEDS-it në Prishtinë.

Lajme

13/01/2015 08:50

Kërkesa e protestuesve është ulja e çmimit të energjisë elektrike, e cila konsiderohet më e shtrenjta në rajon, kthimi i tarifës së lirë në orarin ditor e cila tash nuk ekziston dhe transparenca publike mbi pronarin e ri të Distribucionit, KESCO-n.

Ndërkohë, dje qindra qytetar janë mbledhur para selisë kryesore të KEDS-it, duke bërë thirrje për të mos paguar energjinë elektrike.