Vazhdon procesi gjyqësor kundër të akuzuarve për puç në Mal të Zi

Procesi gjyqësor për grushtin e shtetit në Mal të Zi rifillon nesër (e hënë) dhe pritet që në këtë proces të dëshmojë deputeti i opozitës, Milan Knezheviq.

Lajme

08/10/2017 23:58

Gjatë gjithë javës janë mbajtur seanca në Gjykatën e Lartë të Podgoricës, ku të premten për herë të parë u mor në pyetje kryetari i partisë opozitare proserbe, Fronti Demokratik, Andrija Mandiq.

Ai akuzohet për bashkëpunim me qarqet kriminale në Serbi dhe Rusi për planifikim të armatosur mbi institucionet shtetërore të Malit të Zi dhe vrasjen e kryeministrit të atëhershëm malazez.

Mandiq mohoi çdo lidhje me organizatën kriminale, duke e cilësuar procesin gjyqësor si të montuar dhe të motivuar politikisht. /voa