Vazhdon përplasja: Gecaj thotë se Matoshi nuk ju bashkua LDK-së për interesa materiale

.

Lajme

13/10/2017 13:36

Në debatin me Halil Matoshin, Bajra Gecaj ka zbuluar një arsye pse Halil Matoshi në zgjedhjet e fundit nuk i është bashkuar LDK-së.

Gecaj ka thënë se ishte interesi material ajo ndali Matoshin t’i bashkohet LDK-së në zgjedhjet e fundit nacionale.

“Halil, edhe pse debati im nuk ishte me ty fare, dhe se ti tani njëanshëm ke vendosur me e mbyllë, atëherë po e “mbylli” edhe unë. Por jo pa ta bërë të ditur se une kam qenë, jam dhe gjithherë mbetem LDK. Nuk shitem e as nuk blihem unë për interese materiale. Ndërsa ti e di mirë se ishte mu interesi material që në zgjedhjet e fundit të largoj nga antarësimi në LDK. Gjithashtu, debatet ke mund ti mbyllësh kur ke qenë jasht qeverisjes, tani nuk ta lejon pozita një gjë të tillë”, ka shkruar Gecaj në facebook./Lajmi.net/