Vazhdon organizimi për ndeshjen testuese në stadiumin “Fadil Vokrri”

Krahas punëve në përfundim e sipër në stadiumin ”Fadil Vokrri” po vazhdojnë edhe përgatitjet për ndeshjen testuese të 28 korrikut, që do të zhvillohet ndërmjet veteranëve të KF ”Flamurtarit” nga Vlora, veteranëve të FC ”Prishtina” dhe një ekip i përbërë nga politika dhe estrada, njofton FFK.

Sport

26/07/2018 16:11

Tashmë dihen pjesëmarrësit nga Shqipëria dhe të klubit Prishtina, sikur edhe njerëzit nga politika dhe disa emra nga estrada. Edhe në opinion po mbretëron një interesim i madh për faktin që tash e dy vite stadiumi i qytetit ka qenë në rinovim dhe tashmë ky stadium do të mbajë emrin e legjendës së futbollit dhe ish presidentit të FFK-së “Fadil Vokrri”.

Prandaj shumë e natyrshme që njerëzit duan të jenë të pranishëm për ta parë dhe shijuar këtë ndryshim rrënjësor aq më parë që ndeshja do të zhvillohet prej orës 20.00 nën dritat e reflektorëve që i japin hijeshi shtesë stadiumit buzë Arbërisë.

Ndaj FFK-ja u bënë thirrje të gjithë adhuruesve që të jenë në numër sa më të madh e hyrja është falas dhe tash stadiumi ofron komoditet të madh. Po ashtu numri i madh i shikuesve, do të jetë edhe një nga testet që do të ketë ky stadium nga Inspektorët e UEFA-s e të cilët do të japin licencën për t’u zhvilluar ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kombeve që fillojnë në shtator. Kjo ndeshje do të jetë e mirëseardhur edhe për media ku do të kenë rastin të shohin disa nga yjet e futbollit të viteve të 80 e 90-ta nga Shqipëria dhe Kosova, shkruan FFK.

Skuadrat pjesëmarrëse

KF ”Flamurtari” Vlorë

  1. Vasil Ruçi
  2. Perlat Musta
  3. Artur Lekbello
  4. Kreshnik Cipi
  5. Rrapo Taho
  6. Roland Iliadhi
  7. Vangjel Laluci
  8. Përparim Lushaj
  9. Qerem Memushi
  10. Dritran Resuli
  11. Latif Gjondeda
  12. Dritan Sadedini
  13. Gert Haxhiu
  14. Fjodor Xhafa
  15. Saimir Haxhiu
  16. Koto Zilja
  17. Roland Meli
  18. Rexhep Rexhepi
  19. Gentian Mezani

FC “Prishtina”

  1. Ahmet Beselica
  2. Arbnor Morina
  3. Nazmi Rama
  4. Isa Sadriu
  5. Fadil Berisha
  6. Eroll Salihu
  7. Muharrem Sahiti
  8. Besnik Kollari
  9. Adil Vokrri
  10. Sunaj Keçi
  11. Kushtrim Munishi
  12. Suad Keçi
  13. Bedredin Gjinali
  14. Abdyl Bellopoja
  15. Arsim Abazi
  16. Fatmir Namani
  17. Ramiz Krasniqi
  18. Afrim Toverlani
  19. Gramoz Vokrri

Shtabi teknik

  1. Ajet Shosholli
  2. Shfeshet Sinani
  3. Ramdan Cimili
  4. Jusuf Tortoshi

Ekip i Politikës dhe Estradës

Politika

  1. Kujtim Gashi (PDK)
  2. Bekim Haxhiu (PDK)
  3. Armend Zemaj (LDK)
  4. Ahmet Isufi (AAK)
  5. Rasim Demiri (AAK)
  6. Bilall Sherifi (NISMA)
  7. Shpend Ahmeti(PSD)
  8. Dardan Sejdiu (PSD)
  9. Abert Kinolli (PRO+6)

Estrada

  1. Meda
  2. Blero
  3. Osman Azemi
  4. Ermali
  5. DJ PM
  6. DJ DAGZ
  7. Mensur Safçiu
  8. UKI
  9. Esheref Durmishi
  10. Armedn Ismajli
  11. Vedat Bajrami