Vazhdon numërimi i votave, PS fillon të bie, ngritet PD

Në bazë të rezultatit paraprak të numërimit të 2703 kutive të votimit deri rreth orës 13:40 minuta, Partia Socialiste ka rënë me disa mijëra vota që prej mesditës. Deri më tani flitet për 353557 vota, ose 74 mandate, duke rënë me 2 mandate.

Lajme

26/06/2017 14:36

Partia Demokratike ka siguruar 227685 vota ose 41 mandate duke u rritur me një mandat, LSI ka 105293 vota ose 20Mandate.

Në vend të katërt renditet PDIU me 31859 vota ose 4 mandate, duke u rritur me një mandat, e ndjekur nga LIBRA me 7763 vota ose 0 mandate; dhe Partia Social Demokrate me 4108 vota ose 1 mandat. /Syri/