Vazhdon numërimi i votave, këto janë rezultatet momentale 

Numërimi i votave për zgjedhjet e mbajtura në Shqipëri është duke vazhduar, edhe pse me ritme të ulëta.

Lajme

26/06/2017 01:55

Në qarkun e Durrësit, Elbasanit dhe Shkodrës numërimi është ndëprerë deri në mëngjes pas marrëveshjeve nga PD dhe PS, gjë e cila u kritikua nga kreu i KQZ-së.

Nga rezultatet aktuale kryeson bindshëm Partia Socialiste me 6 mijë e 922 vota apo 50.35% , e ndjekur nga Partia Demokratike me 3 mijw e 938 vota apo 28.5%, e cila lë prapa LSI-në me 2 mijw e 328 vota apo 16.93%, transmeton lajmi.net

Vlen të theksohet se PS kryeson në Vlorë, Gjirokastër, Korçë, Fier, Tiranë.

Kurse PD-ja udhëheq Kukësin, Lezhën dhe Dibrën, gjithnjë sipas kutive të para të numëruara.

Fitore të bukur e ka cilësuar këto rezultate kryetari i Tiranës, Erjon Veliaj, përderisa lideri i PD-së, Lulzim Basha është larguar nga selia e partisë.

Gjatë gjithë kësaj kohe ueb-faqja  KQZ-së ka qenë jashtë funksionit.

Rezultatet preliminare pritet të publikohen tek nesër, përderisa dalja në zgjedhje ka qenë rreth 45%. /Lajmi.net/