Vazhdon migrimi masiv jashtë vendit (Video)

Edhe sonte, sikur netët e tjera, Stacioni i Autobusëve në Prishtinë është pikëtakim i shumë kosovarëve që po marrin rrugën drejt të panjohurës.

Lajme

02/02/2015 21:55

Gra, fëmijë, burra e të rinj po i mbushin autobusët që nisen çdo natë në këtë orë nga stacioni në drejtim të Beogradit, më pas në Suboticë dhe në fund në Hungari.

Pas Hungarisë, kosovarët gjenden disi dhe marrin rrugën për në Gjermani, Francë apo Zvicër.

Sipas Indeksonline, numri i atyre që çdo natë largohen sillet nga 800 deri në 1,000 e që për një muaj arrin në shifrën alarmante prej rreth 30 mijë qytetarëve. Fotografitë janë realizuar sonte në orën 21:00.