Vazhdon marshimi i sigurt i Manchester Cityt

Manchester City nuk ka të ndalur.

Sport

21/10/2017 17:54

Skuadra e Pep Guardiolas ka shënuar fitore të lehtë në ‘Etihad Stadium’ ndaj Burnleyt, me rezultat 3:0.

Sergio Aguero në minutën e 30’ i dha epërsinë e parë Cityt.

Në pjesën e dytë, City shënoi edhe dy gola.

Otamendi në minutën e 73’ shënoi për 2:0, ndërsa Sane trefishoi epërsinë në minutën e 75’.

Pas kësaj fitore, City kryeson më 25 pikë pas nëntë ndeshjeve./Lajmi.net/