Vazhdon  kriza e Golden State, humbja e tretë radhazi

Kampionët në fuqi të NBA, Golden State Warriors, kanë regjistruar edhe humbjen e tretë radhazi.

Sport

19/11/2018 09:12

Mbrëmë ata janë mposhtur nga rivalët e konferenvës perëndimore, San Antonio Spurs, me rezultatin 104:92, shkruan lajmi.net.

Më të mirët në radhët e San Antonios ishin LaMarcus Aldridge dhe Demar DeRozan, të dy me pikë dyshifrore.

Aldridge realizoi 24 pikë dhe shtoi 18 kërcime. DeRozan në anën tjetër kontribuoi me 20 pikë.

Golden State në dy ndeshjet e kaluara është mposhtur nga Dallas Mavericks dhe nga Houston Rockets./Lajmi.net/