Vazhdon këmbëngulja e serbëve: AKS-ja vetëm sipas marrëveshjes së Brukselit

Gjithkush që mendon se populli serb do të pranojë se Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe si një lloj OJQ-je, por mashtrohen, tha sot deputeti i Listës Serbe Igor Simiq.

Lajme

19/04/2018 19:39

Ai tha se kjo është e ditur edhe nga Prishtinë ashtu edhe në Bruksel, përkundër asaj që nuk duan ta pranojnë, transmeton lajmi.net.

“Mund ta bëjmë vetë për gjysmë ore dhe nuk do të jetë organizatën. Dhe ata në Prishtinë e dinë shumë mirë, atë e dinë edhe Brukseli , edhe pse duan të harrojnë”, tha Simiq.

Simiq në takimin e përfaqësuesve politikë të serbëve nga Kosova me anëtarët e Ekipit të Menaxhues për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe ka thënë se BE-ja është më në fund foli dhe si përgjigje filloi edhe puna e ekipit menaxhues për hartimin statusit të AKS-së. AKS do të bëhet vetëm në përputhje me marrëveshjen e Bruksel, dhe jo nga aktet e brendshme që sjell Prishtina dhe që do të shpërfillin këtë proces. /Lajmi.net/