Vazhdon inati i Serbisë për trenin, akuza ndaj Amerikës për mbështetje të Kosovës

Ministri serb, Aleksandër Vulin, ka reaguar ndaj deklaratës së Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Ai ka thënë se në vend që të bëhet thirrje për paqe, justifikohet emërimi i dhunës dhe kërcënimeve me armë duke pretenduar shkeljen e marrëveshjes së Brukselit.

Lajme

16/01/2017 20:52

Duke iu kundërpërgjigjur deklaratës së zëdhënësja së Ambasadës Amerikane në Kosovë, Zëdhënësja e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, J. Michelle Schohn, e cila tha se Shtetet e Bashkuara respektojnë të drejtën e Kosovës për të “menaxhuar kufijtë e saj” dhe se ata “mbështesim veprimin e institucioneve të Kosovës”, për të parandaluar ardhjen e trenit në Mitrovicë, Vulin ka thënë se Prishtina nuk është duke vepruar e pavarur.

Aleksander Vulin

“Njësitë speciale të Policisë së Kosovës ROSU nuk ishin në Jarinje që të siguronin kalimet ose të kontrollonin trenat. Skenari i nxitjes së përleshjeve me serbët i cili nuk do të kalonte pa gjak ka qenë i përgatitur dhe i miratuar, kurse shkelja e Marrëveshjes së Brukselit është mbështetur dhe është heshtur për të. Që ishte kështu e ka konfirmuar edhe ambasada amerikane në Prishtinë”, ka thënë Vulin, transmeton lajmi.net.

“Në vend që ta ruaj paqen, ambasada amerikane në Prishtinë i jep të drejt dhunës, në vend që të mbrojë Marrëveshjen e Brukselit, SHBA në Prishtinë mbështetë prishjen e saj, në vend që të kërkojë themelimin e Asociacionit, ajo e cilëson korrekte kërcënimin me armë”, ka thënë Vulin. /Lajmi.net/