Vazhdon hapja e arkivave, kështu dukeshin vite më parë Yllka Kuqi me bashkëshortin

Edhe Yllka Kuqi i ka hapur arkivat për të ndarë me ndjekësit imazhe të realizuara vite më parë.

ShowBiz

16/01/2019 08:21

Këngëtarja Yllka Kuqi po ashtu i është bashkangjitur ‘sfidës’ për të publikuar fotografi të vjetra, shkruan lajmi.net.

Ajo zgjodhi dy imazhe, njërën të realizuar në vitin 2008 e tjetrën në 2018-ën. Bazuar në to, as këngëtarja e njohur e as bashkëshorti i saj nuk kanë ndryshuar edhe aq shumë.

Sa u përket projekteve muzikore, projekti i fundit muzikor nga Yllka i realizuar me videoklip është kënga ‘Je dashnia’ e cila u mirëprit nga publiku dhe në Youtube tani ka marrë më shumë se 7 milion klikime./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BsrJXelnuYK/