Vazhdon gjykimi i të akuzuarve të rastit të Kumanovës

Procesi gjyqësor kundër të akuzuarve për terrorizëm për rastin “Lagjja e Trimave” do të vazhdojë sot në sallën e madhe të Gjykatës Supreme, sepse në Gjykatën Themelore nuk ka kushte hapësinore dhe të sigurisë për mbajtjen e gjykimit, në të cilin ka një numër të madh të akuzuarve.

Lajme

27/05/2016 09:50

Ky vendim është marrë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, shkruan AM, transmeton KosovaPress.

Për ngjarjet nga lagjja e Trimave janë akuzuar 29 persona, ndërsa si anëtarë të logjistikës tetë persona.

Më 9 dhe 10 maj të viti 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë, një grup i armatosur u përlesh me forcave te sigurisë.

Gjatë këmbimit të zjarrit e humbën jetën tetë policë nga njësitet policore dhe të veçanta të MPB-së, përderisa rreth 14 u plagosën rëndë. Po ashtu, u vranë edhe dhjetëra persona nga grupi I armatosur.