Vazhdon gjykimi për krime lufte i ish-ushtarit të UÇK-së

Sot vazhdon gjykimi ndaj ish-ushtarit të UÇK-së, Remzi Shala, i njohur me nofkën “Molla e Kuqe”.

Lajme

15/11/2018 09:14

Në Gjykatën e Prizrenit vazhdon sot gjykimi ndaj ish-ushtarit të UÇK-së, Remzi Shala, i njohur me nofkën “Molla e Kuqe”.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, e përfaqësuar nga prokurori Haki Gecaj, Remzi Shala akuzohet se në qershor të 1998-ës bashkë me disa persona tjerë pjesëtarë të UÇK-së kanë privuar nga liria Haxhi Përteshin, i cili disa ditë më pas është gjetur i vdekur në afërsi të rrugës në fshatin Duhël. /Kallxo.com/