Vazhdon gara e ngushtë mes Abrashit e Ahmetit për Prishtinën

Analisti Ismet Kryeziu duke folur për balotazhin në emisionin Analiza Lokale në Klan Kosova tha se mund të ketë ndryshime pasi rezultatet janë të ngusht

Lajme

20/11/2017 21:39

”Presioni dhe angazhimi ynë është që ky proces të jetë transparent, sepse rezultatet janë të ngushta sidomos në Prishtinë, Dragash e Prizren. Kemi vëzhgues që janë duke përcjellë këtë proces nga afër”.

”Janë pranuar të gjitha materialet nga e gjithë Kosova. Rreth 35 kuti janë në karantinë, kryesisht nga këto komuna (Prishtinë, Dragash, Prizren)”.

”S’kemi ankesë e cila mund të çojë deri të nevoja për rinumërimin e ndonjë kutie të caktuar. Rreth 238 vota janë në mes të Shpendit dhe Arbanit, por kemi edhe votat me postë nga jashtë dhe ato me kusht që janë rreth 1800 vota”.

”Edhe rreth 1900-2000 vota pritet që të numërohen, duhet bërë verifikimi se sa janë të rregullta, sepse ka raste kur njerëzit që kanë votuar me kusht, s’kanë qenë të rregullta”.