Vazhdon Fushata “Ta Pastrojmë Kosovën”, këto janë aktivitetet për nesër

Let’s Do It Kosova ju njofton se nesër, 17 tetor, duke filluar nga ora 12:00 do të organizohet aksion pastrimi në Lipjan, në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”.

Lajme

16/10/2018 20:26

Aksioni nis nga oborri i Komunës së Lipjanit, për të vazhduar në shesh të qytetit si dhe në një deponi ilegale që gjendet pranë hekurudhës, në rrugën për Janjevë, thuhet në njoftim.

Aksionit i bashkohet edhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti si dhe nxënës të shkollave fillore.  

Po ashtu, punëtorët e ETC-ve dhe të depove duke filluar nga ora 14:00 do t’u bashkohen aksioneve të pastrimit në qytetet: Gjilan, Kamenicë, Graçanicë dhe Viti.

Në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” aksione do të organizohen nesër edhe në Komunën e Istogut për pastrimin e deponive ilegale të mbeturinave. /Lajmi.net/