Vazhdon forma e dobët e Dortmundit

Borussia Dortmund ka pësuar edhe humbjen e tretë më radhë në Bundesligë.

Sport

17/11/2017 22:24

‘Milionerët’ në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 12-të të Bundesligës, janë mposhtur në udhëtim nga Stuttgarti, me rezultat 2:1.

Akolo në minutën e 5’ i dha epërsinë vendasve.

Dortmundi arriti barazimin në minutën e 45’, kur shënoi Philipp.

Golin e tre pikëve për Stuttgartin, e realizoi Brekalo, në minutën e 51’./Lajmi.net/