Vazhdon djegia e kontejnerëve në kryeqytet /Foto

Dukuria e djegies së kontejnerëve vazhdon akoma, shqetësim ky mjaft i madh për kompaninë "Pastrimi".

Lajme

20/07/2018 15:22

Kompania Regjionale “Pastrimi” Sh.A thotë se janë edhe sektori joformal i mbeturinave të cilët jo rrallë here ndezin zjarre në brendësi të hapësirave ku janë të vendosur kontejnerët publik.

“Kjo dukuri mjaftë shqetësuese është hasur sot nga zyrtarët tanë në teren duke evituar një ndezje masive ta kontejnerëve përreth”, ka njoftuar kjo kompani, ndërkohë që ka publikuar edhe dy fotografi. /Lajmi.net/