Vazhdon diskutimi për mandatin e EULEX-it

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi priti sot në takim shefin e Operacioneve Civile të Bashkimit Evropian, Kenneth Dean, shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar dhe shefin e Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Gabrielle Meucci.

Lajme

30/05/2016 20:22

 

Në këtë takim, ministri Kuçi ka qenë i shoqëruar nga kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, kryesuesi i Këshillit Gjyqësorë të Kosovës, Nehat Idrizi dhe nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Drejtësisë, gjatë këtij takimi, përfaqësuesit nga të dyja anët kanë prezantuar pozicionet e tyre lidhur me të ardhmen e mandatit të EULEX-it në Kosovë.

“Takimet e kësaj natyre pritet të vazhdojnë edhe nesër me krerët më të lartë shtetëror”, thuhet në njoftim.