Vazhdon debati për Ligjin e gjuhëve në Kuvendin e Maqedonisë

Komisioni parlamentar për çështje evropiane në Maqedoni sot duhet ta vazhdojë seancën në të cilën debatohet për Propozim ligjin për shfrytëzimin e gjuhëve, në lexim të parë.

Lajme

06/09/2017 10:23

Me ligjin parashikohet që në të gjitha organet e pushtetit shtetëror në Republikën e Maqedonisë, institucionet qendrore, ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, institucionet dhe organizatat, komisionet, personat juridik të cilët kryejnë autorizime publike në pajtim me ligjin dhe institucionet tjera, gazeta zyrtare përveç gjuhës maqedonase edhe letre e saj të jetë në gjuhën që e flasin 20 për qind e qytetarëve të Maqedonisë, gjuha shqipe.

Në Dhomën ligjdhënëse sot seanca do të mbajnë edhe komisionet për shëndetësi dhe për punë dhe politikë sociale.
Në rend dite të Komisionit për shëndetësi është Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për studime mjekësore dhe përsosmëri të vazhdueshme profesionale të mjekëve në mjekësi, me procedurë të shkurtuar në lexim të parë, raportojnë mediat në Maqedoni, transmeton Klan Kosova
Anëtarët e Komisionit për punë dhe politikë sociale do t’i shqyrtojnë Propozim ligjin për plotësim të Ligjit për pagesën e pagave në Republikën e Maqedonisë, Propozim ligjin për sigurim material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominuese të shtetit dhe Propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për pagën minimale në Republikën e Maqedonisë, të gjithë me procedurë të shkurtuar në lexim të dytë.