Vazhdon debati për ditëlindjen e Adem Jasharit

Analisti Nexhmedin Spahiu ngjalli diskutime në opinion sa i përket ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari. Sipas tij, komandanti legjendar nuk e kishte datë të lindjes 28 nëntorin, por 10 tetorin.

Lajme

19/08/2018 10:00

I menjëhershëm ishte reagimi i Bekim Jasharit, nipit të Ademit, i cili publikoi një dokument nga koha e UNMIK’ut, ku shkruhej ditëlindja e komandantit.

Sipas Spahiut, librat amzë shkruajnë se kryeheroi i Kosovës ka lindur më 10 tetor të vitit 1955.

Spahiu konsideron se data e lindjes nuk i shton vlerë askujt. Ai i ka bërë thirrje  BekimJasharit të sulmojë ata që falsifikuan këtë dokument.

“ I dashur Bekim, ky është një dokument i pasluftës ku çdo njeri në Kosovë, përfshi edhe mua kanë menduar se kryeheroi i Kosovës ka lindur më 28.11.1955. Edhe ofiqari kur e ka lëshuar këtë dokument as që ka kqyrë në librat amzë se ka thanë e di unë përmendsh edhe e ka shkru ashtu. Por librat amzë po shkruajnë se kryeheroi inKosovës ka lindur me 10.10.1955. Ky reagim i yti po bjen sikur ti po e mbronë axhin tënd nga unë, por atë e mbronë vepra e tij heroike dhe ti duhesh ti sulmosh ata që.falsifikojnë kot më kot se data lindjes nuk i shton vlerë asnjë njeriu.

Dhe së fundit. Unë asnjëherë nuk kam thënë që jam gazetar e as që pretendoj të jem gazetar. Me pa dashtë me u ba nashta edhe isha ba, po ti mos bjerë viktimë e atyre që duke dashur të më ofendojnë më quajnë gazetar.”, thotë Spahiu në reagimin e tij.

Lajmi.net dje ka publikuar aktakuzën e Serbisë kundër Adem Jasharit, e ku ditëlindja e komandantit legjendar është 28 nëntor 1995.