Vazhdojnë zjarret në Berlin

Zjarrfikësit në Gjermani po përpiqen që të shuajnë një nga zjarret më të mëdha të pyjeve në dekadat e fundit, rreth 50 km në jug të Berlinit.

Bota

24/08/2018 22:45

Flakët u përhapën gjatë natës të enjten në një zonë që është e barabartë me 500 fusha futbolli.

Qindra njerëz janë evakuar nga shtëpitë e rrezikuara nga zjarri. Autoritetet thanë se 540 persona nga tre fshatra ishin zhvendosur në vende më të sigurta, transmeton Klan Kosova.

Zjarret pranë fshatit Treuenbrietzen u vunë në shënjestër nga helikopterët që hidhnin ujë nga lart por në pyll mendohet se ka municione që datojnë nga veprimet e Ushtrisë Sovjetike në ish-Gjermaninë Lindore, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Zjarri besohet të ketë filluar me qëllim. Deri më tani, trafiku ajror në dhe nga Berlini mbetet i paprekur.