Vazhdojnë punimet në ndërtimin e murit tek ura në veri të Mitrovicës

Kanë vazhduar edhe të dielën (sot) punimet në ndërtimin e murit përgjatë rreth-rrotullimit tek Rruga “Kollashini” pranë urës mbi lumin Ibër, në veri të Mitrovicës.

Lajme

15/07/2018 13:48

Muri që po ndërtohet në Rrugën “Kollashini” do të jetë 37.5 metra i gjatë, ndërsa lartësia e tij do të ndryshojë prej 40 në 70 cm, raporton Telegrafi.

Punimet në rreth-rrotullimin rrëzë urës, kanë nisur të premten, kurse betonimi i murit filloi të shtunën.

Punimet në këtë projekt është duke i kryer kompania “RAD”, pronar i së cilës është Radule Steviq nga Zveçani.

Ndërkaq, në muajin mars, zëdhënësja e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Dinka Zhival, u ka thënë mediave në veri se BE-ja pret të zbatohet në tërësi Marrëveshja e Brukselit në përfundimin e rrugës “Mbreti Peter”, ku do të ndërtohet zona e këmbësorëve dhe rreth-rrotullimi.

Lexo po ashtu:
[Fillojnë punimet, nesër betonohet muri në veri të Ibrit (Video)] Fillojnë punimet, nesër betonohet muri në veri të Ibrit (Video)

Ndryshe, BE-ja ka investuar rreth  3.1 milionë euro në dy projekte, revitalizimin e urës mbi lumin Ibër si dhe projektin e komunës së veriut të Mitrovicës tek sheshi “Mbreti Peter”