Vazhdojnë problemet me racizmin në Angli: West Ham dërgon lëndën në polici për rastin Salah

Skuadra e West Ham ka reaguar pas fyerjeve raciste drejtuar yllit të Liverpool, Mohamed Salah.

Sport

07/02/2019 21:45

Policia angleze ka pranuar evidenca nga ‘Hammers’ pasi skuadra hetoi thirrjet raciste të adresuara ndaj egjiptianit Salah.

Fyerjet kishin për cak besimin e Mo Salah, i cili është një lojtar që i përket besimit Islam. Pra fyerjet ishin në baza fetare.

Gjithçka ishte zbuluar nga një video e publikuar në rrjetet sociale, ku shihej Salah duke ekzekutuar goditjen nga këndi, dhe u dëgjuan thirrjet raciste.

“Pasi kemi bërë hetimet e menjëhershme për fyerjet raciste drejtuar Salah, West Ham konfirmon se provat i janë dorëzuar policisë” thuhet në deklaratën e skuadrës, transmeton lajmi.net.

Edhe trajneri i West Ham, Manuel Pellegrini ka bërë thirrje që secili tifoz që shpallet i fajshëm për racizëm, t’i ndalohet paraqitja në tribunat e Premierligës. /Lajmi.net/