Vazhdojnë masat e kontrollit te Xhamia Al Aksa në Jerusalem

Autoritetet në Izrael kanë thënë se nuk do t’i largojnë detektorët e metalit jashtë një tempulli të shenjtë (Xhamia Al Aksa) në Jerusalem, pavarësisht përleshjeve mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Bota

24/07/2017 09:35

Të paktën pesë palestinezë janë vrarë gjatë përleshjeve me focat e sigurisë izraelite, derisa tre izraelitë u goditën me thika për vdekje nga disa të rinj palestinezë.

Konflikti nisi pas vendimit të 21 korrikut për rritjet e masave të sigurisë rreth zonës që përfshin xhaminë, Haram la-Sharif.

Përveç detektorëve të metalit, Izraeli ka ndaluar hyrjen në këtë në tëmpull për burrat nën moshën 50 vjeçare.

Izraeli i vënë këto masa pas vrasjes së dy policëve izraelitë në një sulm më 14 korrik.

Presidenti palestinez, Mahmud Abbas, ka thënë se do të ngrijë të gjitha kontaktet me Izraelin deri në heqjen e këtyre masave.

Vendimi për mbajtjen e detektorëve të metalit erdhi pasi kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, zhvilloi një takim me kabinetin e tij.

“Detektorët e metalit do të mbesin. Vrasësit nuk do të na tregojnë kurrë se si t’i kërkojmë vrasësit”, i ka thënë një radioje, ministri i Izraelit për Zhvillim Rajonal, Tzachi Hanegbi.

“Nëse palestinezët nuk duan të hyjnë në xhami, atëherë le të mos hyjnë”, ka shtuar ai.

Disa palestinezë kane refuzuar të kontrollohen nga detektorët e metalit, dhe i kanë kryer ritualet fetare në rrugë.

Liga Arabe ka thënë se Izraeli “ po luan me zjarrin”, pas instalimit të këtyre detektorëve.