Vazhdojnë lajmet e këqija për Edon Zhegrovën

Po vazhdojnë lajmet e këqija për Edon Zhegrovën.

Sport

12/12/2018 17:14

Talenti nga Kosova, Eden Zhegrova po vazhdon të ketë një periudhë të keqe në Genk.

Talenti i Përfaqësueses kosovare po injorohet nga skuadra belge, e që mund të shkaktojë largimin e tij në janar, përcjell “lajmi.net”.

Genk do të përballet nesër (e enjte) me Sarpsborg në kuadër të Ligës së Evropës, ndërsa Zhegrova nuk është ftuar fare.

Trajneri i skuadrës belge, Philippe Clemente, ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen e nesërme, ndërsa talenti nga Kosova nuk është as në stol. /Lajmi.net/