Vazhdojnë kërkimet për kampionin e kërcimit në ujë

Personi i cili u hodh një ditë më parë në ujërat e Urës së Fshejtë në Gjakovë, kampioni i shumëfishtë i kërcimit në ujë, Sali Gërqina, ende nuk është gjetur.

Lajme

28/06/2017 09:51

 

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj, e cila tha se të gjitha ekipet e shpëtimit dhe të kërkimit janë ende në kërkim e sipër për arritjen e një rezultati.

Sipas saj dëshmitarët kanë parë momentin e kërcimit të kampionit të shumëfishtë, nga Ura e Fshejtë, por nuk kanë parë dot më dhe daljen e tij nga uji.

Podrimaj tha po ashtu se për zhdukjen e Gërqimes, kanë njoftuar dhe familjarët e tij pasi ai nuk është kthyer në shtëpi pas kërcimit nga ura.

Lajmi pritet të përditësohet, detaje të tjera publikohen së shpejti.