Vazhdojnë kërcënimet me bombë në Rusi

Autoritetet ruse kanë raportuar për disa evakuime të shkollave, qendrave tregtare dhe stacione të trenave, pasi Moska ka pranuar një sërë kërcënimesh me bombë.

Bota

18/09/2017 15:30

Autoritetet në Moskë kanë thënë se rreth 600 persona jane evakuar nga tetë ndërtesa në kryeqytet, por deri më tani nuk është gjetur ndonjë bombë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se kërcënimet janë “ terrorizëm me telefon” dhe se, “ të gjitha masat e nevojshme janë marrë” për të gjetur autorët e rrëmujës.