Vazhdimisht e keni ftohtë? Ja pse ndodhë

Gjatë ditëve dimërore, të gjithë ne e kemi ftohtë kohë pas kohe.

Lifestyle

05/12/2016 20:20

Megjithatë, nëse kurrsesi nuk mund të nxeheni, as në temperaturë normale, ka mundësi që vuani nga probleme serioze.

Ju sjellim disa nga shkaqet që krijojnë ndjenjën e vazhdueshme të ftohtësisë:

– Kapërcimi i vaktit – kur kapërceni vaktet, trupi ruan energjinë, për ç’arsye prodhon më pak nxehtësi;
– Flini pak – gjumi i pamjaftueshëm vështirëson punën e organizmit në përgjithësi, për çka do të vijë edhe deri te zvogëlimi i prodhimit të nxehtësisë;
– Anemia – për shkak të mungesës së hemoglobinës vjen deri te bartja më e dobët e oksigjenit deri tek indet dhe muskujt, çka rezulton me ndjenjën e ftohjes;
– Sindroma e Raynaud – çrregullimi i qarkullimit të gjakut për shkak të të cilit vjen deri te qarkullimi i vështirësuar, i cili është faktor i rëndësishëm tek ruajtja e ngrohtësisë trupore;
– Pesha e vogël trupore – shumë pak ind muskulor dhe i yndyrshëm shkakton ndjenjën e ftohtësisë, muskujt sigurojnë qarkullimin, ndërsa indi yndyror vepron si njëfarëlloj izolimi nga ftohtësia.
Nëse ende keni ndjenjë të vazhdueshme të ftohtësisë, dhe i keni kushtuar vëmendje faktorëve të sipërpërmendur, shkoni te mjeku i cili do t’ju japë këshilla, sepse po ashtu ekziston mundësia që ka ardhur deri te çrregullimi i punës së gjëndrave tiroide.