Vazhdimisht bëj seks me shokun e ngushtë të vëllaut, por ai…

Një vajzë ka folur për rubrikën Deidre të The Sun dhe e ka treguar historinë e saj rrëqethëse.

Lifestyle

26/04/2017 21:01

Deidre, është rubrikë e cila u ofron këshilla njerëzve brenda 24 ore për problemet personale, dhe kësaj rubrike të The Sun, i është drejtuar një vajzë e cila ka probleme me një mashkull që bën seks me të.

Vajza qe një kohë të gjatë bën seks me të, por duket se nuk ka shpresa për një lidhje, raporton lajmi.net.

Për më shumë, shikojeni tregimin e plotë të kësaj vajze, dhe këshillën e Deidre.

“Jam duke bërë seks me shokun e ngushtë të vëllait tim dhe është krejtësisht jashtë kontrolle sepse e di që për të jam opsioni i fundit. Ai asnjëherë nuk më flet kur më sheh jashtë.

Ne gjithmonë kemi pasur një gjë ndërmjet nesh. Fillojmë duke u puthur dhe përfundojmë me një seks të mahnitshëm. Kemi qenë kështu tash e 6 vite.

Ai është 25 vjeçar dhe unë jam 21 vjeçare. Mua ka filluar të më pëlqej ai qysh kur e kam parë duke luajtur për herë të parë futboll me vëllanë tim.

Ai kishte filluar të më prekte me këmbë poshtë tavolinës dhe tensioni seksual ishte shumë i madh.

Pastaj dikur e kishim mbajtur një festë në shtëpinë time dhe kur darka kishte përfunduar e të gjithë kishin vajtur në shtëpitë e tyre, ne kishim përfunduar duke bërë seks.

Unë e kisha dashur atë për shumë gjatë dhe ndihesha shumë mirë në shtrat me të.

Unë në mëngjes kisha folur pastaj me të për lidhjen tonë, por ai më kishte thënë që nuk kemi çfarë të flasim pasi që nuk dua të kemi ndonjë lidhje, vetëm për tu kënaqur.

Së fundmi shoqja ime më ka thënë se vëllai i saj tani ka një të dashur. Unë e njoh atë. Ajo i ka 20 vjeç.

Për mua është shumë e vështirë. Unë nuk mund t’i shikojë ata bashkë dhe ai më injoron çdo herë që shihemi.

Gjatë një feste para disa dite, ata kishin ardhur që të dy dhe porsa e dashura e tij kishte dalë jashtë për ta ndezë një cigare, unë e kisha kapur atë dhe e kisha futur në tualet.

Ishim puthur dhe i kisha kryer seks oral.

Ai thotë se nuk ndihet si tradhtar sepse ne jemi ‘normal’ së bashku – edhe pse ai nuk dëshiron të jetë në lidhje me mua.

Unë mendoj se kemi një të ardhme së bashku por për momentin ai vetëm është duke më përdorur mua.

Si mund ta fitojë atë nga kthetrat e të dashurës së tij?”, e kishte pyetur në fund ajo stafin e rubrikës Deidre, dhe ata iu ishin përgjigjur se ai dëshiron të ketë një lidhje, por jo me të.

Deidre gjithashtu kishte shtuar se ajo duhet ta përfundojë këtë ‘lidhje’ pasi që ai është vetëm duke e shfrytëzuar për seks dhe se nuk ka shpresa të mëdha për një të ardhme të përbashkët.