Vazhdimi i seancës konstituive më 24 gusht, PAN do të merr pjesë

Partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës kanë pasur mos pajtime në takimin e sotëm për ta caktuar vazhdimin e seancës konstituive.

Lajme

16/08/2017 11:19

Përfaqësuesit e PAN-it kanë propozuar që më 24 gusht të mbahet vazhdimi i seancës, raporton lajmi.net.

Pavarësisht kundërshtimeve nga përfaqësuesit e LAA-së, kryesuesi i seancës konstituive, Adem Mikullovci, ka thënë se seancën e cakton më 24 gusht në ora 10.

Ai ka thënë se këtë e bënë pas propozimit të PAN dhe disponimit të gjitha partive pjesëmarrëse në këtë takim. Mikullovci e ka quajtur eksperiencë të hidhur takimet e tilla./Lajmi.net/