Vazhdimi i dialogut RKS-SRB: Avni Arifi përballë Marko Gjuriqit

Bisedimet teknike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojnë në Bruksel të martën e 16 janarit.

Lajme

13/01/2018 21:42

Në krye të delegacionit të Kosovës do të jetë Avni Arifi i cili dje u caktuar nga kryeministri Ramush Haradinaj shef i negociatave me Serbinë.

Lajmi.net ka kontaktuar me Arifin dhe ai e ka konfirmuar se do ta udhëheqë delegacionin e Kosovës në Bruksel.

Përballë Avni Arifit nga pala serbe do të jetë Marko Gjuriq shef i zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë.

Takimi do të zgjasë tri ditë dhe aty do të bisedohet për implementimin e marrëveshjeve të arritura, lëvizjen e lirë, drejtësinë dhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. /Lajmi.net/