“Vatra”: Kemi marrëveshje me Thaçin që ta kemi një zëvendësministër

Kosova Lindore do të jetë e përfaqësuar në Qeverinë e Kosovës me një zëvendësministër. Kështu njoftojnë përfaqësuesit e Lëvizjes “Vatra”.

Lajme

14/12/2014 18:24

Posti i zëvendësministrit, sipas Lëvizjes “Vatra”, është siguruar më herët në marrëveshjen e koalicionit mes PDK-së dhe “Vatrës”, ku, siç thuhet, “vet Hashim Thaçi na ka premtuar se do të kemi përfaqësuesin tonë në nivelin qeveritar”.

“Ne Lëvizja “Vatra” me seli në Gjilan jemi të bindur se do ta kemi përfaqësuesin tonë në Qeverinë e Kosovës duke ju referuar një marrëveshje të koalicionit të mëhershëm në mes të PDK-së dhe “Vatrës”. Në maj të vitit 2014 kem lidhur koalicion për zgjedhjet qendrore me PDK, ku si rezultat i kësaj marrëveshjeje ne do të duhej të përfaqësoheshim në qeverisje me një zëvendësministër”, thuhet në një komunikatë të “Vatrës”.

Lëvizja “Vatra” thotë se është në bisedime të vazhdueshme për të realizuare marrëveshjen e koalicionit PDK-VATRA, ‘ku jemi dakorduar me kryetarin e PDK-së, zotin Hashim Thaçi, që “Vatra” të përfaqësohet në nivel zëvendësministri në Qeverinë e re të Republikës së Kosovës’”.