Vatikani i shqetësuar për vendimin e emigracionit, kritikon Trampin

Vatikani deklaroi se është i shqetësuar për lëvizjet e presidentit amerikan, Donald Trump pas nënshkrimit të dekretit për emigracionin i cili ndalon udhëtimin e qytetarëve për në SHBA nga shtatë vendet me shumicë myslimane.

Bota

01/02/2017 17:02

 

Edhe disa udhëheqës katolikë në SHBA kanë kritikuar urdhrin ekzekutiv të Trumpit.

Kardinali Blase Cupich nga Çikago tha të dielën se ky ishte një moment i errët në historinë e SHBA-së dhe se vendimi i Trampit ishte në kundërshtim me katolikët dhe vlerave amerikane./Lajmi.net/