Vaskë me hidromasazh, helikopter, ekrane plazma dhe luks pa fund: Njihuni me rulotën më luksoze (Foto)

Nëse ka rulotë që do të “lërë pa fjalë” të gjithë gjatë kësaj vere, është “Elysium”, e cila është një shtëpi e vendosur mbi rrota dhe që mund të jetë më e bukur se shumë banesa normale.

Auto & Tek

25/01/2017 18:24

Në fakt njerëzve u pëlqen që të udhëtojnë me rulotë, por nëse në ata normalet mund të kesh disa kushte që e bëjnë udhëtimin më komod, atëherë do të ishte akoma më bukur.

Me këtë rulotë moderne udhëtimit bëhet i paharrueshëm. Mediat e huaja shkruajnë se është cilësuar si “lodra e pasanikëve”.

“Furrion Elysium” është rulota më moderne e ndërtuar ndonjëherë. Siq shihet edhe nga fotografitë, ka vaskë me hidromasazh, një helikopter të vogël, ekrane plazma dhe luks pa fund, transmeton shekulli.

Por lind pyetja se sa është çmimi? Në fakt nuk është publik por pritet të jetë disa milionë dollarë.