Vasili: Hahn në Tiranë të flasë për paratë e pista që kanë bllokuar Shqipërinë

Kreu i grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili  ka reaguar pas lajmit të vizitës së Hahn në Tiranë.

Lajme

17/07/2018 13:08

“Hahn është sot në Tiranë dhe le ta fillojë screeningun nga paratë e pista të tjerat s’na duhen fare, sepse në fund të fundit do të kujtohen si denglat e radhës, shkruan Vasili në rrjetet sociale duke shtura se “parate e pista blenë, shkaterruan, bllokuan dhe lanë Shqiperinë pa Gjykatë Kushtetuese pa Gjykatë të lartë, pa KLGJ pa KLP pa Inspektor të Përgjithshëm të Drejtësisë.

Ja shënimi i plotë i Vasilit në facebook:

A do te flase Hahn me Kryeministrin per parate e pista qe blene edhe Reformen ne Drejtesi se BE ne Tirane bashkejeton me to.

BE duhet te kishte si kusht kryesor per hapjen e negociatave me Shqiperine,luften pa asnje kompromis kunder pastrimit te parave te pista.

Kjo veprimtari kriminale e dimensioneve shume te medha po shperben ekonomine,bleu Reformen ne Drejtesi dhe po trondit rende ekulibrat sociale te vendit.

“Çuditerisht BE ne Bruksel flet shume pak per parate e pista,ndersa BE ne Tirane nuk ka folur dhe nuk flet kurre,bile bashkejeton fort mire ne heshtje me kete fenomen te dimensioneve te frikshme.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka vene alarmin per pastrimin e parave te pista.Por edhe Banka e Shqiperise ka vene gishtin ne plage.

Hahn eshte sot ne Tirane dhe le ta filloje screeningun nga parate e pista te tjerat s’na duhen fare,sepse ne fund te fundit do te kujtohen si denglat e radhes.

Parate e pista blene,shkaterruan, bllokuan dhe lane Shqiperine pa Gjykate kushtetuese pa Gjykate te larte,pa KLGJ pa KLP pa Inspektor te pergjithshem te drejtesise.

Parate e pista i prene koken Drejtesise shqiptare.

A do t’ja thote dot keto Hahn kryeministrit te Shqiperise qe qeveris vetem me para te pista????

Ishalla ja thote Hahn kryeministrit…..sepse BE ne Tirane nuk ja tha dhe nuk ja thote dot as ne ANGLISHT as ne KROATISHT.

Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi shume qarte se Shqiperia mbetet vend kryesor i pastrimit te parave.

Dhjetrat kullat ne Tirane jane prova e qarte, qe fajeson p

Moskonfiskimi i aseteve te veprimtarise kriminale dhe perkundrazi shnderrimi nga qeveria i Shqiperise ne nje parajse dhe lavatrice kolosale te pastrimit te parave.

“Vendi mbetet në rrezik të konsiderueshëm për pastrimin e parave për shkak të korrupsionit të shfrenuar dhe institucioneve të dobëta ligjore dhe qeveritare.

Burimet kryesore të parasë kriminale vijnë nga trafiku i drogës, evazioni fiskal, kontrabanda dhe trafiku i qënieve njerëzore,”

“Ndërtimi, veçanërisht në zonat bregdetare, projektet e biznesit dhe kumari janë metodat më popullore të pastrimit të parave në Shqipëri”.