Varroset regjisori Bekim Lumi!

Dje është ndarë nga jeta regjisori i njohur kosovar, Bekim Lumi.

ShowBiz

31/07/2018 14:28

Lumi, i cili njëherësh ishte edhe profesor i Fakultetit të Arteve në Prishtinë, tash e dy vite është përballur me sëmundjen e kancerit, shkruan lajmi.net.

Lajmi për vdekjen e regjisorit ka tronditur opinionin, ndërsa telegrame ngushëllimi i janë drejtuar familjes së tij, si nga bota e artit ashtu edhe ajo e politikës.

Pas mbledhjes komemorative kushtuar Bekim Lumit, trupi i pajetë i tij u përcoll tek varrezat, ku të pranishëm në këtë ceremoni për t’i dhënë lamtumirën e fundit atij, ishin miqtë dhe kolegët e regjisorit.

Kujtojmë që shfaqja e fundit e regjisorit Bekim Lumi ishte “Arturo Ui”. /Lajmi.net/