Varroset Jovanka e Titos

Jovanka Broz u varros në mauzoleun “Shtëpia e Luleve”, pranë bashkëshortit të saj, liderit komunist Josip Broz Tito.

Lajme

26/10/2013 17:22

E veja e liderit të ish-Jugosllavisë, Josip Broz Tito, u varros në Beograd të shtunën, ne nderime të larta shtetërore, duke u cilësuar si simboli i fundit i federatës komuniste, që u shpërbë në vitet 1990.

Dikur e përshkruar si femra më elegante e bllokut të Lindjes, Jovanka Broz, e cila vdiq në moshën 88 vjeçare, pas komplikimeve në zemër, u varros në mauzoleun “Shtëpia e Luleve” në Beograd, ku prehet që prej vitit 1980 edhe njeriu i fuqishëm komunist, Tito.

Në një atmosferë të zymtë të një dite vjeshte, rreth 4 mijë njerëz morën pjesë në ceremoninë e varrimit, e cila u mbajt pa asnjë shërbim fetar, në një kompleks të gjerë e të gjelbër të mauzoleut.

Një e shtënë me armë zjarri është bërë nga një roje ushtarake për nder të Broz e cila ishte e dekoruar si anëtare e lëvizjes antifashiste partizane jugosllave në Luftën e Dytë Botërore.

Një arkivol i thjeshtë nga druri, pa flamur shtetëror, dhe në kapakun e saj ishte e gdhendur me mermer të bardhë, dhe me shkronja të arta shkruante “Jovanka Broz, 1924-2013”.

Kryeministri serb Ivica Dacic urdhëroi të bëhej lamtumira zyrtare për “zonjën e parë të Jugosllavisë… gruaja ndaj të cilës ne kemi bërë mëkat”.

“U prefsh në paqe pranë njeriut që jetën e ke dedikuar për të”, ka thënë Dacic, partia e të cilit ka rrënjët e saj në partinë komuniste të Titos, ndërsa dëgjoheshin njerëz teksa thërrisnin “Rroftë Jugosllavia”.

Dikur simboli i elegancës dhe e gruas të adhuruar në ish-Jugosllavi, Broz tre dekadat e fundit të jetës së saj i kaloi si një njeri i dëbuar, si e harruar.

Pasi u fajësua nga aleatët politikë të Titos për përgatitjen e një grusht shteti, ajo u vu nën arrest shtëpiak virtual disa vjet para vdekjes së bashkëshortit.

Shumë prej pjesëmarrësve në varrim, shumica prej të cilëve partizanë të moshuar, të cilët mbanin me krenari dekoratat e marra për Luftën e Dytë Botërore, hodhën poshtë akuza të tilla, dhe solemnisht mbanin flamuj me ngjyra kuq, bardh dhe blu të ish-Federatës Jugosllave, e cila u shpërbë pas një serie të konflikteve të përgjakshme në vitet 1990.

“Unë desha t’ia jepja lamtumirën asaj, njësoj sikur bëra me Titon, sepse për mua ata ishin si një familje”, tha Minka Jovanovic (84) i cili e kishte të vështirë t’i fshihte lotët.

Paraqitja e fundit e Broz në publik, ishte në funeralin e Titos, i cili ishte organizim shtetëror, në maj të vitit 1980, varrim ky ku morën pjesë më shumë se 200 udhëheqës botërorë, përfshirë këtu Margaret Thatcher, Saddam Hussein dhe Leonid Brezhnev.

Pas vdekjes së Titos, ajo u detyrua që të largohej nga ish- Pallati Mbretëror serb, ku çifti jetonte në luks, dhe kaloi vitet e tjera të jetës së saj në izolim dhe varfëri.

“Ata më nxorën jashtë… veshur vetëm me këmishën time të natës, pa asgjë, duke mos më lejuar që të paktën të marrë një foto ku jemi ne të dy, apo një letër ose një libër”, tha Broz, në një intervistë të rrallë në vitin 2009.

Që nga ajo kohë, “unë isha në izolim dhe trajtohesha si kriminele”, ajo i tha të përditshmes Politika.

Dokumentet e saj identifikues ishin konfiskuar dhe iu kthyen prapë vetëm në vitin 2009, kur dhe iu dha edhe pensioni.

Broz, e cila ishte gruaja e tretë e Titos, u takua me liderin komunist karizmatik, pasi ajo ju bashkua partizanëve kur ishte vetëm 17 vjeç.

Ajo mbeti në llogore deri në fund të Luftës së Dytë Botërore, ku arriti edhe gardën e kapitenit.

Kur Jugosllavia filloi të ja kthej shpinën aleatit të saj Rusisë, kur kjo e fundit ishte nën sundimin e Stalinit, Broz u punësua si sekretare e Titos në vitin 1948.

Data e tyre e martesës mbetet e paqartë, siç janë edhe detajet e tjera të mëdha në jetën private të Titos. Disa biografë thonë se kjo ka ndodhur në vitin 1952.

Tito ishte 31 vjet më i vjetër se Jovanka, ky çift nuk pati fëmijë.

Me flokët e saj  të zi dhe voluminoze, gjithmonë të kapura, Broz shumë shpejt u bë një simbol i elegancës në shtetin e varfëruar nga lufta, shtet me liderë komunistë që ishin të fokusuar të forconin shtetin e ri Jugosllav.

Shpesh e përshkruar si “zonja e parë e Lëvizjes së Painkuadruarve”- një grup i shtetit që mbronin një kurs të mesëm për vendet në zhvillim në mes të bllokut Lindor dhe Perëndimor, e themeluar nga Tito dhe liderët e Indisë, Indonezisë, Ganës dhe Egjiptit- ajo shëtiti botën me bashkëshortin e saj.

Broz dhe Tito ishin adhurues dhe entuziastë të filmit, njerëz që darkonin me aktoren Elizabeth Taylor apo me Richard Burton, por edhe me yje të filmit të tjerë ndërkombëtarë, që kanë xhiruar filmat e tyre në Jugosllavi në vitet 1960.

Ajo dhe trashëgimtarët e tjerë të Titos kanë iniciuar një procedurë për trashëgimi, megjithëse vlera e pasurisë së tij kurrë nuk është bërë publike dhe kjo kërkesë ende është në pritje.