Haradinaj në Gjilan, ngushëllon familjarët e viktimave që humbën jetën në aksident

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar sot familjen Shala nga fshati Ponesh i Komunës së Gjilanit, e cila humbi mbrëmë katër anëtarë në një aksident trafiku në fshatin Mramor të Prishtinës.

Lajme

17/11/2018 16:03

Haradinaj ka qenë i pranishëm në Gjilanë, ku ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Qeveria e vendit, edhe përmes ndihmës financiare, do t’u qëndrojë afër në këtë humbje të madhe, përcjell lajmi.net.

Ky është postimi i plotë:

Familjes Shala nga Poneshi i Gjilanit, e cila nga aksidenti i djeshëm humbi katër familjarë, i shpreha ngushëllimet më të thella, në emër të Qeverisë dhe tërë popullit të Kosovës. Qeveria e vendit, edhe përmes ndihmës financiare, do t’u qëndrojë afër në këtë humbje të madhe. RH