Varrosen dy fëmijët që dje vdiqën tragjikisht në Kolovicë (Foto)

Janë varrosur dy fëmijët, 11 dhe 13 vjeçar, që dje tragjikisht humbën jetën në Kolovicë të Prishtinës, pasi kishin rënë në një gropë të mbushur më ujë.

Lajme

24/06/2016 17:30

Shumë njerëz nga pjesë të ndryshme të Kosovës kanë shkuar atje për të shprehur solidarizimin tyre me familjen Mramori të cilët humbën djalin dhe vajzën e tyre.

Deri me tani askush nuk ka marr përgjegjësi për rastin e ndodhur dje ku për shkak të neglizhencës nga ana e një kompanie e cila edhe e kishte hapur atë gropë aty, fëmijët të cilët e shfrytëzuan atë si lloj pishine e pësuan me jetë.

Në momentet tragjike ku vëlla e motër humbën jetën, të gjithë ngjarjen e pa edhe motra e tyre, tashmë e vetmja, Laureta Mramori./lajmi.net/