Varrimi i Mandelës më 15 dhjetor

Trupi i pajetë i Nelson mandelës do të qëndrojë në ndërtesën e qeverisë në Pretoria nga 11 dhjetori, deri në ditën e varrimit.

Bota

06/12/2013 14:33

Ceremonia e varrimit të liderit jugafrikan, Nelson Mandela do të mbahet më 15 dhjetor, në fshatin Qunu në lindje të qytetit Cape Town, ka thënë Presidenti i Afrikës së Jugut, Jakob Zuma.

Mandela është rritur në këtë fshat.

Zuma ka thënë në një konferencë për shtyp se Mandelës do t’i bëhet një ceremoni shtetërore e varrimit.

Trupi i pajetë i tij do të qëndrojë në ndërtesën e qeverisë në Pretoria nga 11 dhjetori, deri në ditën e varrimit.

Sipas Zumas, më 8 dhjetor do të ketë “një ditë kombëtare të lutjeve dhe reflektimit” për liderin jugafrikan i cili vdiq mbrëmë në moshën 95 vjeçare pasi lëngonte nga një sëmundje e mushkërive. Një shërbim i veçantë përkujtimor për të do të mbahet më 19 dhjetor në periferi të Johanesburgut, në një stadium me kapacitet prej 100 mijë vendesh.