Varri i Azem Galicës ishte 15 metra i thellë, jo 70 /VIDEO

Konsiderohet të jetë njëri ndër njerëzit më me ndikim në lëvizjen patriotike të kohës por Azem Galica iku nga kjo botë në moshë të re.

Lajme

19/07/2018 12:50

Vdiq më 25 ose 26 korrik të vitit 1924. Trupi i tij u fsheh në një varr të thellë mu në mes të Kosovës.

Gropa në të cilën u hodh trupi i Azem Galicës gjendet 20 minuta ecje nga rruga kryesore afër Rrasave të Gllarevës.

Por nuk ka as shenja e as tabela që të orientojnë për tek varri i këtij luftëtari të madh. Kjo vrimë gjendet në mes të kaçubave dhe një druri të gjatë.

Gazetari i Klan Kosovës, Milot Hasimja dhe fotografi Art Tërstena kanë eksploruar vendin ku ishte fshehur trupi i Azem Galicës për dekada të tëra.

Thellësia e varrit nuk doli të ishte ashtu siç thuhej pra 70 metra por vetëm 15 metra. Eshtrat e Azem Galicës u nxorën pas 47 vjetësh. Ai në vitin 1974 u varros në vendlindje.

Gojëdhënat rreth fshehjes së trupit të këtij trimi të madh janë në disa versione por pak njerëz kanë hyrë aty.