Varësia ndaj smartfonëve po na shkakton “amnezi dixhitale”

Përdorimi i telefonëve për të ruajtur informacione, në vend të mbajtjes mend të tyre, shkakton amnezi dixhitale.

Auto & Tek

24/02/2016 14:46

Sipas një hulumtimi të “Kaspersky Lab”, 90% e përdoruesve të pajisjeve teknologjike vuajnë nga amnezia digjitale.

Njerëzit ua besojnë informacionet pajisjeve digjitale, për t’i ruajtur dhe kujtuar, prandaj nuk përpiqen fare që të mbajnë mend diçka.

Pjesa më e madhe e njerëzve nuk mbajnë mend as numrat e telefonit të partnerëve apo fëmijëve të tyre, pasi i kanë të ruajtura tek pajisjet.

Nga 1000 veta që morën pjesë në studim, pjesa më e madhe e tyre ishin aq të varur pas pajisjeve të tyre sa kishin frikë se mos i humbasin.

Gati gjysma e tyre pranojnë se telefonat inteligjentë shërbejnë si memorie.

Studimi tregon gjithashtu se njerëzit nuk përpiqen edhe aq shumë për të mbrojtur të dhënat e tyre në internet.

Më pak se një e treta e njerëzve që morën pjesë në studim vendosin masa sigurie tek pajisjet e tyre.