Varësia ndaj filmave pornografik rrezik për jetën seksuale

Zbulimet më të fundit të bëra nga bota shkencore, konstatojnë se shikimi i pornos në TV apo në internet ka shumë efekte në jetën seksuale reale.

Lifestyle

02/04/2014 13:15

Naomi Wolf, aktiviste dhe autore e ‘Vagina’, ka folur për efektet shumë negative që sjell në jetën seksuale shikimi i pornos.

Nëse ju jeni një person i cili jeni rritur duke shikuar porno, atëherë mund të keni shumë probleme në jetën seksuale të vërtetë, pasi mund të bëheni të pandjeshëm.

Wolf ka dëgjuar shumë vajza që kanë thënë: “Meshkujt të cilët janë rritur duke shikuar porno kanë humbur ndjenjën e seksit në jetën reale me femrat”.

Këta persona kënaqen duke shikuar fotografi dhe video të ndryshme në internet, teksa kur gjinden përballë partneres së tyre ata nuk kanë ndjenja, pasi ajo nuk mund të kopjojë perfeksionin që ekziston në filmat pornografik.