Vardy te ky super klub

Sulmuesi i Leicester City, Jamie Vardy mund të transferohet te një klub i madh gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

06/02/2016 09:43

Real Madrid ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit të Leicester Cityt, Jamie Vardy.

Sipas mediave spanjolle, gjiganti nga La Liga ka identifikuar futbollistin anglez si përforcimin e madh të verës në Santiago Bernabeu, përcjell “Lajmi.net”.

Vardy ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në Leicester.

Madje, me golat e tij ai ka ndihmuar ekipin e menaxherit Claudio Ranieri që të kryesojë renditjen në Premierligë.