Vardy: Ky është sekreti i Leicester Cityt

Sulmuesi i Leicester City Jamie Vardy ka treguar se trajneri i tij, Claduio Ranieri është një person që i përgatit sfidat deri në detaje.

Sport

27/02/2016 13:25

Jamie Vardy zbulon sekretet e Claudio  Ranierit. Sulmuesi i Leicester City Jamie Vardy ka treguar se trajneri i tij,  është një person që i përgatit sfidat deri në detaje.

Sipas tij tekniku Italian studion deri në  60 video të kundërshtarit të rradhës duke zbërthyer deri në detaje elementët e lojës së tyre.

Sipas 29-vjecarit,  forma e mirë që po kalon  skuadra është e gjitha falë vëmëndjes maksimale që tregon italiani:

“Jam i mahnitur nga puna e trajnerit. Kurrë më parë nuk më ka qëlluar të punojë më një njeri si Ranieri. Ai mund të shoh gati 60 vidio të kundërshtarit dhe  cdo mëngjes përpara së të nisim stërvitjen ai na shpjegon me detaje pikat e forta dhe të dobta të kundërshtarit. Jam i sigurt që ka dhe netë në të cilat ai qëndron pa gjumë.  Sukesi jonë i dedikohet vetëm atij”, përcjell “SuperSport.al”.

Deklaratat e Vardy  vijnë pas disfatës me Arsenalin në Emirates, pas së cilës drejtuesit e klubit vendosën t’i jepnin lojtarëve një javë leje. Gjithsesi trajneri roman vendosi disa kushte, me qëllim që lojtarët të  mos binin nga forma e tyre fizike. Ai u vendosi atyre një sistem GPS me qëllim që t’i mbante nën kontroll dhe pas përfundimit të pushimeve, Ranieri u shpreh se është i kënaqur nga djemt e tij, që u treguan profesionistë të vërtetë”.